Ndërlidhjet

Çeku: Serbia intervenoi përmes Interpolit


Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Agim Çeku, ka sqaruar sot mënyrën se si autoritetet e Kolumbisë e kanë detyruar atë që të largohet nga ky vend dhe të kthehet në Kosovë.

Ai tha se autoritetet e Kolumbisë fillimisht nuk e kishin përfillur kërkesën e Serbisë për dëbimin e tij, por më vonë, pasi kjo kërkesë ishte drejtuar nëpërmjet të Interpolit, andaj edhe ishte zbatuar nga qeveria e Kolumbisë

Mëtutje, Agim Çeku, u tha gazetarëve në Prishtinë, se përveç dëbimit, autoritetet e Kolumbisë i kanë ndaluar hyrjen në Kolumbi për 10 vjet rresht.
XS
SM
MD
LG