Ndërlidhjet

Karamanlis: Historia nuk shkruhet përsëri


Kryeminsitri i Greqisë, Kostas Karamanlis, sot ka paraqitur qëndrim të fortë lidhur me kontestin për emër me Maqedoninë, duke thënë se “historia nuk shkruhet nga fillimi”.

“Të gjithë ne, si maqedonë krenarë, e themi qartë: historia nuk shkruhet përsëri”, tha Karamanlis, në Selanik, që është kryeqytet i provincës Maqedonia.

Prej vitit 1991, Greqia po e bllokon njohjen e fqiut të vet me emrin Maqedoni, duke thënë se ky emër ekskluzivisht i takon provincës greke, me këtë emër.

“Perspektiva evroatlantike e fqiut tonë në Shkup, varet nga një kusht - nga zgjidhja e pranuar nga tëdy palët për emër”, tha Kostas Karamanlis.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG