Ndërlidhjet

Situatë e qetë në rajonin e Gjilanit


Në mjediset serbe, ku mbrëmë pati përplasje me policinë, situata sot raportohet e qetë.

Rreth 21 pjesëtarë të policisë së Kosovës pësuan lëndime të lehta gjatë një përpjekje për të shpërndarë disa qindra pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët po protestonin shkaku i mungesës së energjisë elektrike.

Pesë persona janë arrestuar, që të gjithë të përkatësisë kombëtare serbe, për sjellje të dhunshme ndaj perzonave zyrtarë, thuhet në komunikatën e policisë së Kosovës.

Zëdhënësi rajonal i policisë , Ismet Hashani, tha se protestuesit që kishin bllokuar rrugën që lidh Gjilanin me Bujanocin, hodhën gurë e shishe kundër policëve të Kosovës, të cilët po përpiqeshin të zhbllokonin rrugën e zënë.

Gjendja është vënë nën kontroll në orët e vona të mbrëmjes.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG