Ndërlidhjet

Sarkozi: Nuk ndërhyjmë në Siri pa rezolutë të KB



Franca nuk do të ndërhyjë në Siri pa një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha presidenti Nikolas Sarkozi.

Deklarata vjen në kohën kur Italia dhe Franca i bënë thirrje Damaskut që t'i japë fund "shtypjes së dhunshme" në Siri.

Ministria e jashtme në Paris.njoftoi se Franca sot i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian që të ndërmarrin "masa të ashpra" kundër Sirisë për të ndalur shtypjen e dhunshme të protestuesve politikë.
XS
SM
MD
LG