Ndërlidhjet

Libi: Nga një gabim i NATO-s vriten 12 rebelë



Raportohet se nga sulmet e NATO-s në Misrata janë vrarë 12 rebelë e janë plagosur 40 të tjerë. Goditja e gabuar e aeroplanëve të Aleancës ka ndodhur të mërkurën, në ditën e dytë të luftimeve të ashpra rreth portit të Misratas, që është dhe lidhja e vetme e qytetit me botën e jashtme.

Zëdhënësi i Këshillit të Përkohshëm Kombëtar tha se "në luftë ndodhin dhe gabime". Nuk ka pasur komente nga NATO-ja.
XS
SM
MD
LG