Ndërlidhjet

Mijëra vetë protestojnë në Jerevan


Së paku 4000 protestues, mbështetës të opozitës, janë mbledhur në kryeqytetin armen për të kërkuar zgjedhje të reja parlamentare dhe presidenciale.

Kjo shënon protestën e parë të opozitës në sheshin qëndror të Jerevanit në tre vitet e fundit.

Qeveria e kishte mbyllur sheshin kryesor në kryeqytet pas përleshjeve të dhunshme mes policisë dhe demostruesve në mars të vitit 2008. Në atë kohë 10 veta u vranë e mbi 250 u plagosën.
XS
SM
MD
LG