Ndërlidhjet

"Microsoft" rrit fitimet për 31%



Kompania amerikane e softuerit "Microsoft" ka shënuar rritje të profitit në tremujorin e parë në saje të shitjes së paketës "Office".

Kompania ka realizuar fitim të përgjithshëm prej 5.2 miliardë dollarë, apo 31 përqind më shumë se në tremujorin e vitit 2010.

Rritje e të ardhurave është shënuar në fushat e shërbimeve në internet, si dhe në lojërat.

Nga ana tjetër, fitimet nga shitja e sistemit operacional "Windows" kanë rënë për 4 përqind.
XS
SM
MD
LG