Ndërlidhjet

Bellorusi: Dy të akuzuar për terrorizëm


Agjencia shtetërore belloruse e lajmeve BelTA tha se dy shtetas të Bellorurisë janë akuzuar formalisht për terrorizëm lidhur me sulmin me bombë më 11 prill në metronë e kryeqytetit Minsk, ku vdiqën 14 persona.

Në bazë të akuzës, ata mund të dënohen nga tetë vjet burg deri në ekzekutim.

Zëvendës prokurori i përgjithshëm Andrei Shved ka thënë se dy burrat kanë "kryer akt terrorist, i cili ka vrarë njerëz dhe ka shkaktuar dëme në shkallë të gjerë".
XS
SM
MD
LG