Ndërlidhjet

AAK përshëndet vrasjen e terroristit Osama Bin Laden



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe populli i Kosovës e ka mirëpritur lajmin për vrasjen e udhëheqësit të organizatës terroriste Al Kaida, Osama Bin Laden.

"AAK konsideron se vrasja e liderit terrorist është një satisfaksion i madh për popullin amerikan e, veçanërisht, për familjet e viktimave që i humbën më të dashurit e tyre në sulmin e shëmtuar të 11 Shtatorit 2001".

"Populli i Kosovës sot me të drejtë e ndanë gëzimin me SHBA-të, popullin amerikan dhe të gjithë popujt paqedashës në botë, duke e vlerësuar vrasjen e Osama Bin Ladenit moment të rëndësishëm të fitores mbi terrorizmin ndërkombëtar – si kërkcënimi dhe e keqja më e madhe shekullit XXI"., thuhet në komunikatë.
XS
SM
MD
LG