Kina përsëri bëri thirrje për përfundimin e luftimeve në Libi, duke thënë se "gjithmonë i është kundërvënë" çdo aksioni i cili nuk është miratuar nga Këshilli i Sigurimit.
Komentet u bën pas lajmit për vrasjen e djalit më të ri të Moamer Gadafit dhe tre nipërve të tij në sulmin ajror të NATO-s.
"Shpresojmë se të gjitha palët menjëherë do ta ndërpresin zjarrin dhe të zgjidhin krizën në mënyrë paqësore përmes dialogut dhe bisedimeve", tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme në Pekin, Gjiang Ju.
Qeveria e Kinës është përmbajtur nga votimi në Këshillin e Sigurimit për rezolutën mbi Libinë.