Ndërlidhjet

Londër: Opozita në shënjestër të skandalit


Afera lidhur me shpenzimet e politikanëve britanikë, që paguhen nga paratë e taksapaguesve, po vazhdon.

Pasi për disa ditë, mediat kanë raportuar për shpenzimet e anëtarëve të Partisë Laburiste të kryeministrit Gordon Brown, me ç’rast janë pasqyruar shpenzimet edhe për çështje të tilla, siç janë riparimet dhe pastrimet në shtëpi, sot në qendër të këtij skandali janë anëtarët e Partisë Konservatore në opozitë.

Gazeta Daily Teleghraph, sot ka botuar detaje të anëtarëve konservatorë të Parlamentit, që kanë bërë shpenzime për ushqim të qenve dhe për llampa elektrike.

Këto zbulime u bënë në kohën kur nga votuesit është kërkuar, që të shpenzojnë më pak në këtë periudhë të recesionit ekonomik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG