Ndërlidhjet

SHBA mirëpresin gjykimin e gazetareve në Korenë V.


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e ka mirëpritur njoftimin e Koresë së Veriut për caktimin e datës për gjykimin e dy gazetareve amerikane si shenjë se rasti eventualisht mund të zgjidhet.

“Ne besojmë se akuzat janë të pabaza dhe nuk duhej të ngriten. Këto dy gra të reja duhet të lirohen menjëherë, por fakti se ato tash do të kenë një proces, besojmë se është një sinjal se mund të ketë shpresë. Unë shpresoj për një zgjidhje sa më të shpejtë”, tha Clinton.

Media verikoreane thanë se gazetaret u arrestuan afër kufirit me Kinën nën akuzat për hyrje ilegale dhe siç thuhet, “akte armiqësore”, do të gjykohen në Phenian në fillim të qershorit.

Laura Ling dhe Euna Lee u arrestuan në 17 mars duke raportuar për refugjatët verikoreanë që jetojnë në Kinë.
XS
SM
MD
LG