Ndërlidhjet

Obama: Heret për trupa shtesë në Afganistan


Presidenti amerikan Barak Obama ka deklaruar se çfardo vendimi për trupa shtesë në Afganistan do të varet nga stabilizimi dhe zhvillimi i demokracisë në këtë vend.
Në një intervistë për revistën “Newsweek”, Obama ka thënë se gjëja më e vështirë që ka bërë deri tash nga marrja e postit të presidentit ishte urdhërimi për dërgimin e 17000 trupave shtesë në Afgansitan.
Obama ka thënë se nuk përjashton mundësinë e dërgimit të trupave shtesë në Afganistan, por ka shtuar se vetëm rritja e numrit të trupave nuk do të sjell stabilitet.
XS
SM
MD
LG