Ndërlidhjet

Ivanov: Bisedimet me Greqinë, pas zgjedhjeve për BE


Shkupi pret bisedime më të hollësishme me Greqinë mbi çështjen e emrit, e cila e ka bllokuar hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe që mund të pengojë hyrjen në Bashkimin Evropian, tha presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov.

“Ne presim që bisedimet mbi çështjen e emrit të intensifikohen pas zgjedhjeve evropiane, të cilat në Greqi to të mbahen prej 4 deri më 6 qershor. Dëshira jonë është të gjejmë një kompromis të arsyeshëm i cili nuk do t’i dëmtoj interesat shtetërore të Maqedonisë”, tha Ivanov.

Gjatë një vizite njëditore në Slloveni, ai deklaroi se Maqedonia, pavarësisht krizës globale financiare, nuk ka nevojë të huazojë para nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.
XS
SM
MD
LG