Ndërlidhjet

Hyseni udhëton për lobim në Nju Jork


Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Skender Hyseni është nisur sot në një udhëtim për në Nju Jork. Sipas një komunikate nga zyra e ministrit Hyseni, thuhet se vizita ka qëllim ekskluziv lobimin për njohjen e shtetit të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, ministri Hyseni, thuhet se do të ketë takime me rreth 30 delegacione nga vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën, e që janë të akredituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Gjatë këtyre takimeve, sipas komunikatës, ministri Hyseni do të flasë për progresin e Kosovës në vitin e parë të pavarësisë si dhe do të kërkojë që qeveritë e këtyre vendeve ta kenë në agjendën e tyre njohjen e Kosovës e ta përshpejtojnë këtë hap.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG