Ndërlidhjet

Gajtner: Pohimet për socializmin e Obamës janë qesharake


Ministri amerikan i Financave Timoti Gajtner (Timothy Geithner) ka deklaruar se janë qesharake pohimet e republikanëve se administrata e presidentit Barak Obama po çon Shtetet e Bashkuara drejt socializmit.
Në një intervistë për gazetën “Washington Post”, Timoti Gajtner ka thënë se administrata e Obamës “duhet të bëjë gjëra të jashtëzakonshme për të mbrojtur ekonominë amerikane, të frenoj krizën dhe të vë rend”.
“Kur angazhohemi në këto sfera...këtë e bëjmë, sepse mendojmë se kjo është rrugë e domosdoshme për të zvogëluar rrezikun e dëmit më të madh për afarizmin dhe strukturën bazë të ekonomisë amerikane”, ka thënë Gajtner.
Në një dokument që javën e kalura e ka miratuar Komiteti nacional i Partisë Republikane thuhet se politika e Obamës po i “afrohet socializmit”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG