Ndërlidhjet

Zbulohet varr masiv në Srebrenicë


Dhjetëra viktima të masakrës së Srebrenicës të 1995-tës besohet se gjenden në një varr masiv të zbuluar në lindje të Bosnjës.

Zëdhënësja e Komisionit për Persona të Pagjetur në Bosnjë, Lejla Çengiq, tha se varri gjendet në afërsi të qytetit Vllasenica. Ajo tha se mbetjet e nëntë njerëzve janë gjetur dhe se zyrtarët presin të gjejnë së paku 20 të tjerë. Zhvarrosja pritet të zgjasë për disa ditë.

Gjatë luftës në Bosnjë në vitet 1992-1995 forcat e serbëve të Bosnjës vranë rreth 8000 burra dhe djem mysliman në Srebrenicë.
XS
SM
MD
LG