Ndërlidhjet

Obama: Kristofer Dell – ambasador në Kosovë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka emëruar diplomatin Kristofer Uilliam Dell, për ambasador në Republikën e Kosovës.

Ai më parë ka qenë dy vjet në Kosovë si shef i misionit dhe ka punuar në Angolë, në Zimbabve dhe në Bullgari.

Prej vitit 2007 ai ka shërbyer si zëvendës shef i misionit amerikan në Afganistan.

Presidenti Obama ka emëruar edhe ambasadorët e rinjë në Francë, Britani, Danimarkë dhe Islandë.

Të gjitha këto emërime duhet të konfirmohen në Senatin e Shteteve të Bashkuara.
XS
SM
MD
LG