Ndërlidhjet

U zgjatet mandati trupave gjermane në Kosovë


Dhoma e ulët e parlamentit gjerman ka miratuar vazhdimin e pranisë së trupave gjermane në Kosovë për periudhën e ardhshme 12 mujore, njofton agjencia e lajmeve DPA.

Deputetët, të cilët votuan për vazhdimin e mandatit, thanë se situata në Kosovë, ndonëse është stabilizuar, është ende shumë e brishtë për të tërhequr trupat.

Gjermania ka 2300 trupa që shërbejnë në Kosovë në kuadër të misionit të NATO-s dhe deri më sot ka pasur kontigjentin më të madh prej 38 vendeve që përfaqësohen në misionin 16000-anëtaresh të KFOR-it.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG