Ndërlidhjet

Incko: Bosnja ka bërë progres, por ka pengesa


I dërguari i Bashkimit Evropian në Bosnjë Hercegovinë, Valentin Icko, i tha Këshillit të Sigurimit se është bërë progres në lëvizjen e këtij vendi drejt shtetit paqesor dhe të qëndrueshëm.

Por, ai theksoi se Republika Serbe po i bllokonte disa përpjekje, duke punuar kundër institucioneve shtetërore.

Ambasadori rus në OKB, Vitalij Çurkin, e fajësoi zotin Icko për dështim që në raport të theksoj rivendosjen e dialogut nga presidenca me tre anëtarë në Bosnjë, që ka mundësuar kalimin e buxhetit në kohë rekorde.

Por, ky diskutim ndodhi një ditë pasi kryeministri i federatës boshnjako-kroate, Nexhad Brankoviq, ka paraqitur dorëheqje për shkak të tensioneve me anëtarët e presidencës tripalëshe.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG