Ndërlidhjet

Korea Veriore teston edhe një raketë


Korea Veriore ka lansuar edhe një raketë me rreze të shkurtër veprimi, të gjashtën me radhë që nga e hëna kur u bë testi i parë bërthamor nëntokësor , njofton agjencia jugkoreane e lajmeve Jonhap.

Korea Veriore, më parë, kërcënoi se do të përdor hapa të ri për të “mbrojtur” veten nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zbaton sanksione për shkak të testit bërthamor.

Këshilli i Sigurimit aktualisht është duke analizuar se si t’i përgjegjet testit, i cili shkaktoi një valë reagimesh ndërkombëtare.

Korea Veriore gjithashtu ka bërë të ditur se nuk ka më detyrime ndaj marrëveshjes paqësore, e cila e ndërpreu luftën e viteve 1950-53 në siujdhesën e Koresë.

Ndërkohë, trupat amerikane dhe ato të Koresë Jugore, kanë ngritur gatishmërinë në nivelin më të lartë që nga viti 2006.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG