Ndërlidhjet

Bagdad: Arrestohet ish ministri i Tregtisë


Ish ministri i Tregtisë i Irakut, i cili kërkohej mbi bazë të akuzave për korrupsion, është arrestuar sot në aeroportin e Bagdadit.

Njoftohet se aeroplani, me të cilin udhëtonte ish ministri Abdul Falah al-Sudani, është urdhëruar të kthehet prapë në Bagdad teksa fluturonte për në Dubai, në mënyrë që i akuzuari të arrestohet.

Arrestimi u bë në kohën kur qeveria irakiane ka ndërmarrë një fushatë kundër korrupsionit, në të cilën janë lëshuar qindra fletë-arreste prej fillimit të vitit.
XS
SM
MD
LG