Ndërlidhjet

Paris: Grabiten xhevahirë në vlerë mbi 6 mln. euro


Policia franceze tha se një i armatosur ka grabitur gurë të çmuar në vlerë mbi 6 milionë euro në një shitore ekskluzive të në Paris.

Grabitja është kryer në shitoren Chopard të shtunën pasdite.

Policia tha se njeriu, rreth të 50-ve, kishte hyrë në dyqan, kishte nxjerrë armën, u kishte urdhëruar të punësuarve që t’ia japin xhevahirët, dhe pastaj ishte larguar në këmbë.

Askush nuk raportohet të jetë lënduar gjatë grabitjes.
XS
SM
MD
LG