Ndërlidhjet

Lideri i al-Kaidës kritikon Obamën


Televizioni al-Xhazira ka transmetuar sot një incizim, i cili thuhet se është i kreut të al-Kaidës, Osama Bin Laden. Zëri në incizim thotë se presidenti amerikan, Barak Obama, ka "mbjellë fara për urrejtje dhe hakmarrje kundër Amerikës" dhe se Obama është duke i vazhduar hapat e paraardhësit të tij, Xhorxh Bush.

Autenticiteti i incizimit nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Më herët, numri dy i al-Kaidës, Ajman Zavahiri, u ka bërë thirrje egjiptasve që të mos binden me “fjalët lustruara” të Obamës, gjatë fjalimit të tij në Kajro, përmes së cilit synohet ripërtritja e lidhjeve me botën myslimane.
XS
SM
MD
LG