Ndërlidhjet

BE diskuton liberalizimin e vizave për Ballkanin


Nënkryetari i Komisionit Evropian Zhak Baro sot në Luksemburg do t’ua arsyetojë ministrave të brendshëm dhe të drejtësisë të BE-së, raportin e komisionit për progresin e vendeve të Ballkanit perëndimor lidhur me plotësimin e kushteve për liberalizimin e regjimit të vizave.

Përfaqësuesi për shtyp i nënkryetarit Zhak Baro, ka thënë se qeveritë e kanë marrë raportin në 18 maj.

Pasi ua dërgoi raportin qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së, Baro tha se do të propozojë “sa më shpejt të jetë e mundur” heqjen e vizave të BE-së për qytetarët e atyre vendeve të Ballkanit perëndimor, të cilat i kanë plotësuar kushtet e parapara”.
XS
SM
MD
LG