Ndërlidhjet

Obama sot mban fjalimin drejtuar botës Islame


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama ka mbërritur në Egjipt, ku sot do ta mbajë fjalimin e tij të shumëpritur drejtuar botës myslimane.

Presidenti Obama në Kairo u takua me presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak.

“Ne diskutuam situatën me Izraelin dhe palestinezët. Biseduam si të ecim përpara në mënyrë konstruktive për paqen dhe prosperitetin e të gjithë njerëzve në rajon”, tha presidenti Obama.

Obama synon t’i riparojë lidhjet që ishin dëmtuar shumë gjatë paraardhësit së tij, Xhorxh Bush.

Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se konflikti arabo-izraelit është njëri nga elementet e fjalimit 45 minutësh, i cili poashtu do të adresojë angazhimin amerikan në Afganistan, Pakistan dhe Irak.

Obama gjithashtu pritet të flasë mbi përpjekjet e tij për të agazhuar Iranin në çështjet e mosproliferimit.

Dje, lideri i Al Kaidës Osama bin Laden e akuzoi Obamën për “mbjelljen e farës së urrejtjes dhe të hakmarrjes kundër Amerikës”.

Audio incizimi u transmetua në televizionin Al Xhazira në kohën kur Obama në kryeqytetin saudit Riad po zhvillonte bisedime me Mbretin Abdullah.

Shtëpia e Bardhë tha se ata diskutuan për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, situatën në Pakistan dhe Afganistan, për Iranin dhe për çështjet e energjisë.
XS
SM
MD
LG