Ndërlidhjet

Phenian: 12 vjet burg për gazetaret amerikane


Korea Veriore i ka dënuar dy gazetaret amerikane me 12 vjet burg dhe punë të detyrueshme.

Agjencia shtetërore e lajmeve tha se gjykimi i gazetareve ka konfirmuar atë që agjencia e quajti “krim të rëndë” të kryer nga gazetaret, si dhe kalimin ilegal të kufirit.

Raporti nuk jep detaje se çfarë krimesh kanë kryer gazetaret Laura Ling dhe Euna Li.

Gazetaret, të cilat punonin për një televizion amerikan (Current TV), u arrestuan në mars teksa po punonin një kronikë për refugjatët afër kufirit të Koresë Veriore dhe Kinës.

Të dielën, Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton tha se akuzat kundër tyre janë të pabaza, dhe se Korea Veriore duhet t’i lirojë.
XS
SM
MD
LG