Ndërlidhjet

Brazil: Janë gjetur 24 trupa të pajetë të udhëtarëve


Ushtria e Brazilit ka njoftuar se deri tash janë gjetur 24 trupa të pajetë të udhëtarëve të aeroplanit të kompanisë Er Francë, i cili, para disa ditësh, u përplas në Oqeanin Atlantik, me 228 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Trupat u gjetën në zonën e rrëzimit të aeroplanit, që është afro 1100 kilometra nga bregu verilindor i Brazilit.

Ekipet e kërkimit kanë gjetur edhe pjesë të mëdha të aeroplanit. Mendohet se këto mbetje do të ndihmojnë në gjetjen e “kutisë së zezë”, që do të mund të tregonte se çka kishte ndodhur me këtë aeroplan, që fluturonte nga Rio de Zhanejro për në Paris.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG