Ndërlidhjet

Nju Jork: Gjykohet i pari nga Guantanamo


I arrestuari i parë, i cili nga qendra e paraburgimit në Guantanamo doli para gjykatës civile në Nju Jork, u deklarua i pafajshëm në lidhje me shpërthimet në dy ambasadat amerikane në Afrikë në vitin 1998.

Tanzaniani Ahmed Gailani dje doli para gjykatës federale në Manhatan, disa orë pasi mbërriti në Nju Jork nga Guantanamo.

Ai akuzohet për vrasjen e 224 njerëzve, përfshirë 12 shtetasve amerikanë, të cilët vdiqën në 7 gusht, 1998, nga shpërthimet në ambasadat amerikane në Tanzani dhe Kenia.

Ai mund të dënohet me vdekje nëse shpallet fajtor.

Gailani u arrestua në Pakistan në vitin 2004, dhe u dërgua në Guantanamo nga fundi i vitit 2006.

Rreth 240 të dyshuar aktualisht ndodhen në burgun në Guantanamo.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG