Ndërlidhjet

Franca i kthehet komandës së integruar në NATO


Franca do të kthehet në strukturën komanduese të NATO-s të enjtën duke marrë një ulëse, për të parën herë në më shumë se 40 vite, në komitetin planifikues të mbrojtjes së aleancës.

Ministri i Mbrojtjes së Francës, Herve Morin, pritet t’u bashkohet 28 aleatëve të NATO-s në selinë qendrore në Bruksel. Në takimin e së enjtës do të marrin pjesë edhe anëtarë nga Shqipëria dhe Kroacia.

Franca ishte një ndër themelueset e NATO-s dhe ka qenë përherë anëtare e këtij mekanizmi, por në vitin 1966 presidenti Sharl De Gol kishte nxjerrë Francën jashtë komandës së integruar të aleancës për shkak të përceptimit mbi dominimin e Shteteve të Bashkuara.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG