Ndërlidhjet

Çeçeni: Janë vrarë dy policë rusë


Policia ruse tha se dy pjesëtarë të saj janë vrarë gjatë përleshjes së armatosur me militantët në Çeçeni.

Ministria e brendshme proruse e Çeçenisë, tha sot se në këto përleshje janë plagosur katër policë të tjerë.

Poashtu, dy policë janë plagosur nga një shpërthim bombe.

Dhunë po ndodhë edhe në Ingushetinë fqinje, ku një gjyqtar i lartë dhe ish ministër qeveritar janë vrarë javën e kaluar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG