Ndërlidhjet

Poloni: Pasi "vdiq", një grua u ngjallë përsëri


Raportohet se autoritetet e Polonisë sot kanë thënë se një grua 84 vjeçare, gabimisht ishte shpallur e vdekur nga mjekët dhe gabimi ishte zbuluar disa orë më vonë, kur në morg ishte parë një thes i kufomave që po lëvizte.

Kur gruaja nga fshati Jablonovo në Poloninë qendrore, ishte shpallur e vdekur, pasi i kishte humbur vetëdija, ajo ishte dërguar në morg.

Disa orë më vonë. Dikush e kishte parë thesin e kufomës se si po lëvizte.

Menjëherë ishte ftuar mjeku, i cili kishte konstatuar se gruaja ishte gjallë.

Pacientja aktualisht gjendet në spital në gjendje serioze shëndetësore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG