Ndërlidhjet

Klinton: Do ta ndihmoj Haitin


Ish-presidenti amerikan, Bill Klinton, mori përgjegjësinë për të ndihmuar zhvillimin e Haitis, me premtimin se do të bëjë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme në rolin e emisarit special të Kombeve të Bashkuara për këtë vend.

Klinton në një konferencë për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, i cili e emëroi atë në këtë post, foli për masat praktike për të ndihmuar Haitin në procesin e rimëkëmbjes.

“Kam shumë shpresa për këtë dhe do ta japë më të mirën nga vetja”, tha Klinton.

Ai theksoi se detyrat kryesore të tij përfshijnë mbështetjen e qeverisë së Haitit për të gjeneruar vende të reja të punës, për të mundësuar ofrimin e shërbimeve kryesore si dhe për të ndihmuar Haitin të rimëkëmbet nga uraganet shkatërruese të vitit 2008.

Posti i emisarit special për Haitin është posti i dytë i ish-presidentit amerikan në kuadër të Kombeve të Bashkuara. Më parë, Klinton ishte emisar i OKB-së i cili ndihmoi Azinë Juglindore të rimëkëmbet nga cunami i vitit 2004-2005.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG