Ndërlidhjet

Iran: Këshilli Mbrojtës rinumëron votat


Trupi më i lartë legjislativ i Iranit, Këshilli Mbrojtës, tha se është i gatshëm për të rinumëruar votat kontestuese, nëse gjenden parregullsi në zgjedhjet presidenciale, që u mbajtën javën e kaluar.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e këshillit, Abasali Kadkodai, të ketë thënë se, pas rinumërimit, mund të ketë ndryshime në numrin e votave të kandidatëve.

Rezultatet zyrtare, sipas të cilave presidenti Mahmud Ahmedinexhad fitoi zgjedhjet e 12 qershorit, shkaktuan protesta treditore në Teheran dhe qytete të tjera. Protestat janë cilësuar si protestat më të mëdha anti-qeveritare në Iran, që nga Revolucioni Islam në vitin 1979.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG