Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Takim i parë BE-Pakistan


Liderët e Bashkimit Evropian dhe presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, sot në Bruksel i diskutojnë përpjekjet për luftimin e grupeve terroriste dhe për farkimin e lidhjeve tregtare.

Kjo është hera e parë që BE-ja po zhvillon bisedime në nivelin e një samiti me Pakistanin.

Komisionerja e BE-së për Politikë të Jashtme, Benita Ferero-Valdner, tha se Bashkimi Evropian do të ndihmojë Pakistanin me rreth 100 milionë euro, më shumë se gjysma e të cilave u dedikohen viktimave të luftimeve në rajonin Suat.

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë thënë se Pakistani ka rëndësi strategjike në stabilitetin e rajonit.

Pakistani vlerësohet të jetë çelës i zgjedhjes së luftës me shtetin fqinj, Afganistanin.

Para takimit, Zardari theskoi se dëshiron të sigurojë më shumë qasje në tregjet evropiane sesa më tepër ndihma.
XS
SM
MD
LG