Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten tre ushtarë danezë


Tre ushtarë të Danimarkës janë vrarë sot në Afganistan.

Ushtria daneze tha se sulmi ka ndodhur në provincën jugore Helmand.

Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Soren Gade tha se ushtarët ishin duke patrulluar kur janë goditur nga një “bombë shumë e fuqishme e vendosur pranë rrugës”.

Njëzet e katër pjesëtarë të njësitëve daneze janë vrarë deri tash në Afganistan, që kur Danimarka vendosi trupat saj atje në fund të vitit 2001.
XS
SM
MD
LG