Ndërlidhjet

Kabul: Ushtria e SHBA-ve thotë se ka vrarë civilë


Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se nga sulmet ajrore amerikane në pjesën perëndimore të Afganistanit, në fillim të muajit maj, janë vrarë 26 civilë, por ka pranuar se numri i të vrarëve mund të jetë më i madh.

Komanda Qendrore e Ushtrisë së SHBA-ve i ka publikuar këto të dhëna mbrëmë, pas hetimeve të gjata.

Qeveria e Afganistanit thotë se nga këto sulme, më 4 maj, janë vrarë më se 140 veta.

Rritja e numrit të viktimave civile i ka shtuar tensionet ndërmjet Uashingtonit e Kabulit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG