Ndërlidhjet

Teheran: Opozita thotë se sot nuk ka protesta


Grupet opozitare në Iran thonë se ato janë tërhequr nga protesta e planifikuar për sot në Teheran, kundër rezultateve të zgjedhjeve presidenciale, për shkak se nuk mund të merret leja nga qeveria. Një zëdhënës opozitar i tha agjencisë Rojters se protesta është anuluar.

Më herët, agjencitë e lajmeve kanë transmetuar se edhe një grup tjetër kryesor, që kishte ndihmuar në planifikimin e protestës, ka thënë se tubimi nuk do të mbahet për shkakun e përmendur.

Këshilli i Sigurisë i Iranit sot ka përsëritur vërejtjen e djeshme të Liderit Suprem, Ajatollah Hamnei, se liderët opozitarë do të jenë përgjegjës për çfarëdo proteste “ilegale”.

Por, kleriku reformist në qytetin Qom, Mohamed Ali Ajazi, i tha Radios Evropa e Lirë se popullit duhet t’i lejohet që të protestojë në mënyrë të qetë.

"Nëse autoritetet kërkojnë qetësi dhe dëshirojnë që protestat e popullit të jenë paqësore, mënyra e drejtë për ta bërë këtë është që populli të lejohet të protestojë në mënyrë të qetë, në mëynrë që ato të mos bëhen të dhunshme", tha kleriku Ali Ajazi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG