Ndërlidhjet

24 gazetarë të arrestuar në Iran


Organizata për mbrojtjen e gazetarëve “Reporterët pa Kufij” njoftoi se të paktën 24 gazetarë dhe blogerë janë arrestuar në Iran që nga fillimi i protestave.

"Reporterët pa Kufij" thanë se gazetarët janë “shënjestra parësore” për udhëheqjen e Iranit.

Në mesin e të arrestuarve janë kreu i Shoqatës së Gazetarëve të Iranit dhe një reporter kanadez i revistës “Newsweek”.

Korrespondenti i BBC-së është urdhëruar të largohet nga vendi.

Mediave të huaja u është ndaluar të raportojnë për protestat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG