Ndërlidhjet

Uashington: Nga ndeshja e trenave – 6 të vdekur


Nga ndeshja e dy trenave të sistemit nëntokësor, në afërsi të Uashingtonit, kanë humbur jetën 6 vetë dhe më se 70 janë lënduar.

Zyrtarët thonë se një tren e ka goditur trenin tjetër, i cili ishte ndalur, por megjithatë, shkaqet e kësaj ndeshjeje ende nuk dihen.

Zyrtari i qytetit, Adrian Fenti, tha se ky ishte incidenti më vdekjeprurës në sistemin e metros.

Autoritetet thonë se ky aksident do ta vështirësoj trafikun në Merilend dhe Uashington.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG