Ndërlidhjet

Nimic: Besoj se ka zgjidhje për emër


Ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara, i cili po synon të zgjidhë problemin për emër në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, tha se do të vizitojë Ahtinën dhe Shkupin, muajin e ardhshëm për të shtyrë përpara këtë çështje.

“Qëndrimet janë forcuar, por qëndrimet mund të ndryshojnë dhe mund të gjendet një mes", tha Metju Nimic, i emëruari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për këtë çështje.

“Besoj se ka zgjidhje të denja të cilat i përmbushin kërkesat e të dy palëve”, tha ai në një konferencë për media në Gjenevë, pas takimit me përfaqësuesit e të dy palëve.

Çështja e pagzgjidhur në mes të këtyre dy vendeve për emrin e Maqedonisë, ka bllokuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe do të mund të jetë pengesë për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Nimic pritet të vizitojë Shkupin më 6 dhe 7 korrik, ndërsa në Athinë do të qëndrojë nga 7 deri më 9 korrik.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG