Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, e ka ftuar presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, për ta vizutar Prishtinën, raportojnë mediat në Shkup.
“Sejdiu ka shprehur dëshirën që ta vizitoj Prishtinën dhe të jem mysafir i tij, ndërsa unë e kam pranuar ftesën”, u tha zoti Ivanov mediave të Maqedonisë, në Vlorë të Shqipërisë.
Ai më tutje theksoi se në takimin e tij me presidentin Sejdiu është konstatuar se janë tejkaluar mospajtimet e deritashme.
Presidenti Sejdiu nuk mori pjesë në inaugurimin e Ivanovit, pasi presidenca në Shkup e ndryshoi karakterin e vizitës.
Në Vlorë të Shqipërisë, po mbahet takimi i presidentëve të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë.