Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, është shpallur fitues i çmimit spanjoll për letërsi “Princi i Asturias”, me të cilin shpërblehet puna e tij dhe angazhimet në fushën sociale.
Duke e cilësuar Kadarenë si një nga autorët më të mëdhenj të letërsisë botërore, organizatorët e këtij çmimi thanë se ai "përfaqëson kulmin e letërsisë shqipe dhe, pa harruar rrënjët e tij, ka kaluar kufijtë dhe është bërë zëri universal kundër totalitarizmit."
Çmimi i Asturias përfshin shumën prej rreth 70.000 dollarësh dhe një skulpturë të artistit Joan Miro.
Çmimi është emëruar sipas Princit të Spanjës, Felipe, titulli zyrtar i të cilit është Princi i Asturias, një rajon në veri të Spanjës.