Ndërlidhjet

Peniani: “Re të errëta të luftës mbi gadishullin korean”


Koreja e Veriut ka shënuar përvjetorin e konfliktit korean të viteve 1950-1953, duke organizuar një tubim masiv në Penian dhe duke paralajmëruar një "hakmarrje të zjarrtë bërthamore", në rast të një sulmi nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E përditshmja zyrtare "Rodong Sinmun" akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut për përpjekje për të provokuar një luftë tjetër dhe tha se "re të errëta të luftës bërthamore" janë mbledhur mbi gadishullin korean.

Kërcënimet vijnë pasi një shkatërrues i SHBA-së, duke vepruar në pajtim me rregulloret e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilat i kanë imponuar sanksione më të ashpra Penianit, për shkak të testit bërthamor dhe lansimit të raketave, përcolli një anije veri-koreane të dyshuar për transportim të armëve të paligjshme në Mianmar.
XS
SM
MD
LG