Ndërlidhjet

Reinfeld: Nuk duhet të flasim për sanksione ndaj Iranit


Kryeministri i Suedisë, Fredrik Reinfeld, vendi i të cilit do të marrë përsipër presidencën e Bashkimit Evropian javën e ardhshme, u shpreh kundër sanksioneve të BE-së ndaj Iranit, duke thënë se ato mund të jenë kontraproduktive.

"Shqetësimi im është se bisedimet për sanksione, për një linjë të ashpër mund të përdoren si justifikim për udhëheqjen iraniane që të mos i dëgjojë njerëzit e Iranit", tha Reinfeld, në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters.

I pyetur nëse duhet të priten sanksione në këtë kohë, Reinfeld tha: "Nuk mendoj se është kështu, por ne duhet të ndjekim atë që po ndodh”, tha ai.
XS
SM
MD
LG