Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Izraelit i kërkohet të ndalë vendbanimet



Negociatorët e katër shteteve për paqe në Lindjen e Mesme i kanë bërë thirrje Izraelit të ndalë zgjerimin e vendbanime hebreje në Bregun Perëndimor, duke përfshirë "shtimin natyror" të vendbanimeve ekzistuese.

Kuarteti, i përbërë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, i bënë këto thirrje pas mbajtjes së takimit të parë zyrtar që kur presidenti amerikan, Barak Obama, mori detyrën.

Izraeli ka hedhur poshtë kërkesat për ndalimin e zgjerimit të vendbanimeve duke thënë se ai duhet të akomodojë "shtimin natyror" në enklavat e Izraelit.
XS
SM
MD
LG