Ndërlidhjet

Topi: Zgjedhjet të bëjnë histori


Presidenti Bamir Topi deklaroi se korrektësia në zgjedhje është vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.

Pas një takimi me ambasadorin amerikan, Xhon Vithers, dhe me atë të OSBE-së, Robert Bosh, zoti Topi tha se partitë politike duhet të japin mesazhe për pjesëmarrje dhe transparencë.

“Besoj se këto zgjedhje do të jenë të lira dhe korrekte dhe adiministrimi i rezultatit gjithashu do të jetë korrekt”, tha Bamir Topi.

Ai, më tutje, kërkoi që zgjedhjet e sotme të bëjnë histori, duke rezultuar si të lira, të pakontestueshme dhe të drejta.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG