Ndërlidhjet

Shqipëri: Sipas Exit poll-eve PD-ja ka epërsi


Exit poll-et e hershme paralajmërojnë se Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha, ka fituar më shumë vota në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, se PS-ja opozitare e Edi Ramës.

Exit poll-et e kryera nga Qendra Gani Bobi me seli në Kosovë, Zogbi Interneshënel me seli në Shtetet e Bashkuara dhe nga agjencia italiane IPR Marketing, i japin partisë së zotit Berisha një epërsi.

Këto rezultate jozyrtare të këtyre organizatave janë publikuar derisa zyrtarisht po llogariten votat në 66 qendra në mbarë Shqipërinë.

Pas zgjedhjeve, qindra mbështetës të Partsië Demokratike dolën në rrugët e qyteteve duke festuar rezultatet jozyrtare, të cilat i jepnin kësaj partie epërsi.

Por, lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka kërkuar që të priten rezultatet zyrtare, pasi, sipas tij, “procesi po zhvillohet”.

Më herët është paralajmëruar se rezultatet e para zyrtare do të shpallen gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG