Ndërlidhjet

SHBA: E hapur për bisedime me Iranin


Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, thotë se është e hapur për diskutime me Iranin lidhur me ambiciet e tij bërthamore, përkundër protestave në Teheran, me të cilat demonstruesit e kanë vënë në pikëpyetje legjitimitetin e presidentit Mahmud Ahmadinexhad.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në OKB, Sjuzën Rajs, tha se Ahmadinexhad po dështon në strategjinë e zakonshme të qeverisë së tij, duke e fajësuar perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara për problemet e brendshme të Iranit.

Zonja Rajs tha se legjitimiteti i qeverisë nuk është çështje kritike për synimin e administratës amerikane për parandalimin e Iranit në zhvillimin e armatimit bërthamor.
XS
SM
MD
LG