Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Braun: Irani të lirojë 4 punonjësit e ambasadës



Kryeministri britanik, Gordon Braun, ka bërë thirrje për lirimin e katër zyrtarëve të personelit lokal të ambasadës britanike në Teheran.

Braun tha në një konferencë shtypi se veprimet e autoriteteve iraniane ishin "të papranueshme" dhe "të pajustifikuara."

Të katrit janë në mesin e një grup prej nëntë punëtorësh të ambasadës të akuzuar të për nxitje të trazirave në zgjedhjet kontestuese presidenciale në Iran.

Autoritetet iraniane thanë, më parë, se kanë liruar pesë punëtorë të grupit.

Irani ka akuzuar fuqitë perëndimore - Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti - për ndërhyrje në punët e brendshme të këtij vendi, pas zgjedhjeve të 12 qershorit të cilat kanë sjellë qindra e mijëra protestues në rrugë.

Londra dhe Uashingtoni i kanë hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG